Sevdali Zejnullahu, avokat i hoxhë Shefqet Krasniqit, ka thënë se është i njoftuar se prokurori Elez Blakaj ka kërkuar vazhdimin e hetimeve edhe për 6 muaj.
Përkundër raportimeve në media se Prokuroria Speciale e Kosovës ka nxjerrë aktvendim për pushim të hetimeve për ish-imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, kallxo.com mëson se hetimet ndaj Krasniqit nuk janë pushuar por është kërkuar vazhdimi i tyre.
Prokurori Special, Haki Gecaj i cili ka ngritur aktakuzë ndaj disa imamëve, ka mohuar që Krasniqi të jetë pjesë e hetimeve që ai ka bërë.
“Shefqet Krasniqi nuk është pjesë e hetimeve në rastin tim”, tha Gecaj për kallxo.com.
Gjithashtu, i kontaktuar edhe avokati i Krasniqit, Sevdali Zejnullahu, ai ka thënë se është i njoftuar se prokurori Elez Blakaj ka kërkuar vazhdimin e hetimeve edhe për 6 muaj.
“Kjo është një kërkesë e pakuptimtë e prokurorisë ndaj të cilës kemi bërë ankesë në Gjykatën e Apelit”, tha ai.
“Prokuroria ka pasur kohën e mjaftueshme për të zbuluar të vërtetën për këtë rast. Ne jemi të bindur se Gjykata e Apelit do të miratojë kërkesën tonë duke pushuar hetimet”, tha avokati Zejnullahu.
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...