Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalyia Apostolova, thotë se s’duan ndërmjetësim ndërmjet VV-së e LDK-së, por Qeveri dhe reforma
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it, në cilësi të vëzhguesve, kanë marrë pjesë të martën në takimin e radhës mes Vetëvendosjes e LDK-së.
Kështu ka thënë shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, që tha se ftesat për takimin u kanë shkuar nga të dy partitë.
Apostolova tha se nuk duan të përfshihen në negociatat për formimin e Qeverisë.
Komentet Apostolova i bëri në ngjarjen ku u paraqitën prioritetet e Presidencës së Këshillit të BE-së, që në gjashtë muajt e parë të këtij viti do të udhëhiqet nga Kroacia.
Ambasadorja Danijela Barisić theksoi se synojnë një Evropë ekonomikisht të fortë, e në kontekst të zgjerimit të BE-së dhe të marrëdhënieve me Kosovën përmendi pritjet nga Samiti i Zagrebit, që do të mbahet në muajin maj të këtij viti.
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...