Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, e ka provuar edhe mënyrën e takimit sy më sy me deputetët që nuk po pranojnë votimin e Gjykatës Speciale, në mënyrë që t’i bind që ta votojnë atë.
Në këtë takim ishin të ftuar Salihe Mustafa, Xhevahire Izmaku, Bekim Haxhiu, Nait Hasani Fadil Beka, por sipas Grabovcit ka edhe të tjerë qe nuk kanë qenë prezentë.
Presione të mëdha kanë deputetët e pozitës, sidomos ata të PDK’së. Burime brenda GP të PDK-së, thonë për Gazetën ‘NewBorn’ se presionet e Grabovcit janë të ashpra.
Në një postim në Facebook, Grabovci ka shkruar se i ka ftuar në konsultat për votim të Speciales.
”Gjatë një konsulte me disa nga deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së. Konsulta dhe takime të rregullta, të cilat nuk mungojnë në asnjë moment”, ka shkruar Grabovci.
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...