Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka folur për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të propozuar nga BE-ja.
Orav tha se draft-statuti është hartuar nga Bashkimi Evropian dhe është dorëzuar në Prishtinë nga ish-emisari special për dialogun, Miroslav Lajçak, teksa u shpreh se pasardhësi i Lajçakut, Peter Sorensen, gjatë vizitës së tij i ka dëgjuar qëndrimet e të gjitha palëve në lidhje me këtë çështje.
“Statuti është hartuar nga BE-ja, është dorëzuar këtu nga përfaqësuesi i kaluar special për dialogun dhe pasi Sorenseni ka qenë këtu për t’i dëgjuar qëndrimet e të gjitha palëve, kishim qëndrime të ndryshme se si duhet të vazhdojmë me procesin dhe prapë i takon atij të vendosë nëse diçka mund të bëhet më ndryshe ose për të vazhduar saktësisht në mënyrën e njëjtë”.
“Ne po i dëgjojmë të gjitha mesazhet në takimet zyrtare, prapa dyerve të mbyllura por edhe duke analizuar dhe duke përcjellur për së afërmi mediat se cfarë thonë politikanët, shoqëria civile, biznesmenët dhe i marrim parasysh të gjitha”, tha Orav në Klan Kosova.
Në lidhje me draft-statutin, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ai nuk është në linjë me opinionin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Asociacionin.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...