Shefi i shtabit zgjedhor nga radhët e AKR-së Rrahim Pacolli sot ka takuar forumin e Gruas në nivel qendror, shkruan Arbresh.info.
Ai gjatë takim me forumin e gruas ka diskutuar për rolin e gruas në shoqëri .
“Sot u takova me Forumin e Gruas në nivel qendror e lokal të AKR-së. Diskutova me to në lidhje me rëndësinë që ato kanë në shoqërinë tonë dhe u rikujtova se sa të çmuara janë ato për ne” ka thënë mes të tjerash Pacolli.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
Sot u takova me Forumin e Gruas në nivel qendror e lokal të AKR-së. Diskutova me to në lidhje me rëndësinë që ato kanë në shoqërinë tonë dhe u rikujtova se sa të çmuara janë ato për ne. Gratë janë gjysma e pasurisë së njerëzimit, janë shtylla e familjes. Më e pakta që ne duhet të bejmë është t’iu sigurojmë atyre një jetë të dinjitetshme me punë e vullnet. AKR është e vetmja alternativë që mund të bëjë atë që të tjerët nuk patën dëshirën e motivin. Edukimi, punësimi, avancimi i grave shqiptare është primare për AKR në dhe ne zotohemi se do ta bëjmë realitet vetëm në vitin e parë të qeverisjen tonë. Rr.P. /Arbresh.info




Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...