Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, vlerësoi progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë për adresimin e çështjeve me qëllim të zhvillimit ekonomik.
Në një takim të tij me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, shefi i misionit vlerësoi hapat që koalicioni qeveritar ka ndërmarrë gjatë propozimit të Ligjit për Buxhetin për vitin 2017, sipas qëndrimeve të harmonizuara.
Por, sipas tij si kusht që Kosova të mbetet brenda programit me FMN-në, Miniane kërkoi që të adresohen konkretisht masat dhe instrumentet që do të siguronin që vitin e ardhshëm të mos tejkalohet masa e mjeteve për veteranë dhe invalidë të luftës, dhe rregullimi i tyre me ligj, para fillimit të implementimit të Ligjit për Buxhetin.
Rreziku i paqëndrueshmërisë buxhetore, si pasojë e numrit të veteranëve të luftës, është ndër vërejtjet kryesore edhe në Raport të Progresit, prandaj Qeveria mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të gjejë zgjidhje për të tejkaluar situatën e krijuar me fryrje të listave.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa falënderoi për mbështetjen e deritashme duke theksuar përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë me FMN-në, si dhe vazhdimin e programit me këtë institucion të rëndësishëm financiar.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...