Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, thotë se njoftimin për sulmin në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc, e mori personalisht nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
“Ne jemi njoftuar përmes dy kanaleve të ndryshme, në rrugë operacionale njësitë tona janë informuar nga Policia e Kosovës, sapo kanë marrë vesh se çfarë ka ndodhur, dhe kanë nisur menjëherë lehtësimin operacional në bazë të mandatit tonë për aktivitete monitoruese”, deklaroi ai.
“Ndërkaq personalisht jam njoftuar njoftuar menjëherë nga ministri i Punëve të Brendshme zotëri Sveçla, dhe kontaktet me Policinë e Kosovës poashtu”, shtoi Barbano për emisionin “Info Magazine” .
Ai tutje tha se shqetësimi kryesor ishte mbrojtja e qytetarëve, nga pasojat e mundshme nga dëmtimi i kanalit.
“Kualifikimi ishte natyrisht sulm me bombë, dhe shqetësimet kryesore ishin në pasojat e asaj ngjarjeje duke pasur parasysh nevojën dhe qëllimi e atij kanali të ujit. Diskutuam për nevojën e ofrimit të mbrojtjes së infrastrukturës kritike gjithandej Kosovës, por shqetësimi kryesor ishte mbrojtja e qytetarëve, prej pasojave të mundshme nga dëmtimi i kanalit”.
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...