Shoqata e Bankave të Kosovës njofton se ka dhuruar një donacion me 90 pajisje dixhitale për nënshkrim elektronik për qendrat e vaksinimit për të gjitha komunat e Kosovës.
Në emër të Shoqatës së Bankave të Kosovës donacioni është dorëzuar nga Z. Petrit Balija, Kryeshef Ekzekutiv, dhe është pranuar nga Dr. Faik Hoti, Udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë.
Z. Balija tha se ky donacion paraqet një ndihmë të rëndësishme nga sektori bankar në procesin e vaksinimit dhe vjen në vazhdën e shumë donacioneve të tjera që sektori bankar ka bërë për të luftuar pandeminë.
Donacioni i pajisjeve është pranuar nga Dr. Faik Hoti, Udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Drin Podrimqaku, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët falënderuan Shoqatën e Bankave për mbështetjen e ofruar./arbresh.info/
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...