Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur e lumtur me numrin e madh të votuesve në zgjedhjet e 11 qershorit. Megjithatë, ata thonë se është në dorën e qytetarëve të Kosovës që ta zgjedhin se kush duhet të udhëheqë me shtetin.
“Ishim të lumtur kur pamë se aq shumë qytetarë dolën për të votuar. Është populli i Kosovës ai që duhet zgjedhur se kush duhet ta udhëheqë shtetin”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësja e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Michelle Schon.
Sipas saj, SHBA-ja shpreson që Kosova sa më parë ta formojë një qeveri e cila do të merrej me problemet akute për vendin, siç janë: zhvillimi ekonomik, integrimi evropian e stabiliteti rajonal.
“Ne e kuptojmë se të gjithë presin certifikimin e numërimit të votave nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pasi që të certifikohet vota ne shpresojmë se shpejt do të formohet një qeveri, e cila do të mund të fillojë t’i zgjidhë problemet akute, gjë që do ta avancojë zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës, integrimin e saj euroatlantik dhe stabilitetin rajonal”, ka thënë më tutje Schon.
Në fund Schon ka thënë se çdo vonesë në formimin e Qeverisë së vendit nuk do të ishte në interesin e qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës. “Vonesat e gjata në formimin e Qeverisë nuk janë në interesin më të mirë të Kosovës, ekonomisë së saj dhe popullit të saj”, ka përfunduar Schon.
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani
Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për p...
Mjegulla e dendur, IHMK këshillon për kujdes në komunikacion
Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari nga V...
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...