Rusia ka pranuar sinjale që SHBA ishte duke nisur sulm ajror në bazën ajrore siriane 30 minuta më parë, sipas ambasadorit rus në OKB.
Ushtria amerikane ka hedhur më shumë se 50 raketa tomahok në fushën ajrore ushtarake al-Shayrat në afërsi të Homsit, në kohën kur Trump ishte duke pritur homologun kinez Xi Jinping, transmeton portali arbresh.info.

Ushtria ruse që ka trupa tokësore në Siri si dhe flotë të stacionuar në këtë bazë, ka marrë një njoftim të ‘dekonfliktimit”, sipas Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson.
Por nuk është bërë kontakt i drejtpërdrejt mes administratës së Trumpit dhe të Putinit, me Tillerson duke theksuar se ata nuk kërkojnë miratim nga Moska.
Tillerson ka pasur fjalë të ashpra të enjten për Rusinë, ku ka thënë se ose ishte ‘bashkëfajtore’ në sulmin me gaz helmues ku u vranë më shumë se 80 persona, ose ishte ‘thjesht e paaftë’ për të vendosur në linja Sirinë.
Sekretari përmendi një rezolutë të Këshillit të Sigurimi të vitit 2013 ku kërkohej nga qeveria siriane të dorëzonte armët kimike nën mbikëqyrjen e qeverisë ruse./Arbresh.info
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...
Barcelona shkatërron Newcastlen, dhe kalon në çerekfinale të...
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i mad...