Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë James O`Brien, ka sjellë në Ballkan mesazhet e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut.
Ai ka deklaruar se e mbështesin perspektivën e dialogut mes dy vendeve dhe presin punë në procesin e dialogut.
“Besojmë se dy vendet duhet të punojnë në procesin e dialogut për të implementuar planin e zbatimit”, u shpreh ai, raporton rtklive.com.
Kjo deklaratë e zyrtarit të lartë amerikan të shtetit u bë në një konferencë për media në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku u mbajt edhe takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor e ku u diskutua për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Evropian.
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...