Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në takim gjeneralin amerikan John Allen, i dërguari i posaçëm presidencial i SHBA-ve për Koalicionin Global Kundër ISIS.
Temë bisede në këtë takim ishte çështja e luftëtarëve të huaj dhe radikalizmit dhe për nevojën e bashkëpunimit dhe koordinimit rajonal, për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Me këtë rast, ministri Hyseni ka folur për masat që ka marrë Kosova për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm.
“Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës, janë të përkushtuara për të luftuar këtë dukuri, prej së cilës as edhe një vend në botë nuk është imun”, tha ministri Hyseni.
Ndërsa gjenerali amerikan, John Allen, siguroi ministrin Hyseni në përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Ai përgëzoi Kosovën në hapat që ka ndërmarrë ne luftimin e terrorizmit, si dhe për miratimin e Ligjit që sanksionon qytetarët e Republikës së Kosovës në përfshirjen e luftërave të huaja.
Vetura futet në turmën e njerëzve në Gjermani, dy të vdekur ...
Rritet për 10 euro pagesa për komisionerë e vëzhgues
Kurti takohet me Kallas – flasin për zhvillimet politike në ...
SHBA-ja nis përpjekje të reja për ta rihapur Ngushticën e Ho...
Stuttgart: Në autobusin nga Kosova, doganierët gjejnë 250 ki...
Në QKUK lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e fëmijë...