Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi në Uashington ndihmës Sekretaren amerikane të shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland, me të cilën diskutuan për gjendjen politike në Kosovë dhe situatën e përgjithshme në rajon.
Presidentja Jahjaga e njoftoi Nuland për përpjekjet e saj për të ndërmjetësuar dialogun mes pozitës dhe opozitës në Kosovë dhe për të ofruar zgjidhje institucionale që do të ndihmonin në tejkalimin e situatës politike të krijuar në vend.
Jahjaga po ashtu diskutoi për procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë për ekstremizmin e dhunshëm dhe kontributin e Kosovën për t’u përballur me këtë fenomen.
Presidentja Jahjaga e theksoi nevojën e përgjithshme për një angazhim më të madh evropian dhe amerikan që do t’i ndihmonte shtetet e rajonit të konsolidojnë demokracitë e tyre dhe të forcojnë sundimin e rendit dhe ligjit në kuadër të integrimeve evropiane.
Presidentja Jahjaga gjithashtu njoftoi Ndihmës Sekretaren Nuland me përmbushjen e obligimeve për themelimin e Gjykatës Speciale nga institucionet e Kosovës dhe përkushtimin e Kosovës që t’i respektojë obligimet ndërkombëtare.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...