Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse brenda vitit 2019 dhe njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë është pozicioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të cilin ka folur një zyrtar i Qeverisë amerikane, në bashkëbisedim me gazetën. Por SHBA-ja e sheh të pamundur ofrimin e një garancie se nuk do të vihet në diskutim ndryshimi i kufijve.
Zyrtari amerikan i ka thënë “Kohës Ditore”, se u takon palëve të shkojnë drejt marrëveshjes që duan, prandaj as nuk kanë vendosur vija të kuqe në këtë proces. Megjithatë, e ka bërë të qartë se jo çfarëdo marrëveshje do të jetë e pranueshme për Shtetet e Bashkuara.
Me gjithë implikimet dhe rreziqet që bart ndryshimi i kufijve në Ballkan, i përmendur si njëri prej opsioneve të mundshme, zyrtari amerikani thotë se nuk duhet pasur frikë nga dialogu dhe epilogu që sjell ai. E ka bërë të qartë se nuk është politikë e Amerikës të diktojë përmbajtjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Por, qëllimi final duhet të jetë njohja e ndërsjellë dhe hapja e perspektivës për të dyja vendet- integrimi në Bashkimin Evropian dhe për Kosovën anëtarësimi në OKB, ka thënë zyrtari amerikan.
Ai ka pranuar se nuk do të jetë e lehtë arritja e marrëveshjes marrë parasysh pozicionet e palëve, por ka insistuar se duhet të ketë përkushtim më të madh. Por, e ka përsëritur disa herë se, marrëveshja gjithëpërfshirëse duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe se, “kjo i është bërë e qartë edhe presidentit të Serbisë, Vuçiq”. Amerika kërkon që marrëveshja të mbërrihet brenda vitit 2019.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...