Ambasada e SHBA në Beograd ia ka refuzuar vizën shefit aktual të armatës serbe Ljubisha Dikoviq, sepse ai është përgjegjës për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë, dhe jo për shkak të marrëdhënieve të tija të ngushta me Rusinë, deklaroi për “Danas” Nemanja Stjepanoviq, studiues i Fondit për të Drejtën Humanitare (FHP), transmeton zeri.info
“Autoritetet serbe deklaruan se arsyeja për refuzimin e vizës është qëndrimi i tij ndaj Rusisë dhe prania në manovrat ruso-belaruse, por pastaj Dikoviq u shpreh publikisht: “Unë jam i pastër, asnjë krim nuk e kam kryer as urdhëruar.” Duket se shefi i armatës serbe di diçka për refuzimin e vizës që të tjerët brenda autoriteteve serbe gjoja nuk e dinë, duke pas parasysh të kaluarën e tij gjatë kohës së luftës që ishte e njollosur me krime lufte”, tha Stjepanoviq.
Si thekson Stjepanoviq, FHP-ja prej kohësh ka paralajmëruar për pjesëmarrjen e Brigadës 37-të të UJ-së nën komandën e Dikoviqit në sulmet në fshatrat ku u kryen krime kundër civilëve shqiptarë dhe “shumë herë kemi themi se dikush me karrierë të tillë të periudhës së luftës nuk duhet të jetë në krye të armatës shtetërore që aspiron të jetë demokratike”, dhe shton se, “Pra, ne nuk jemi të befasuar nga vendimi për t’ia mohuar atij vizën amerikane”./Zeri/
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...