Zyrtar i lartë i mbrojtjes dhe Atashehu amerikan, koloneli Crowe, ka përcjellë nga Yerevani për në Kosovë një kontingjent të trupave paqeruajtëse armene të cilat do t’i bashkohen misionit të KFOR-it.
Në një njoftim të Ambasadës së SHBA-së në Armeni, thuhet se shteti armen është një shtet që në mënyrë të palëkundur që kontribuon me trupa në KFOR, duke demonstruar angazhimin për paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Armenia mbetet një nga kontribuesit më të mëdhenj jo-NATO në KFOR, duke tejkaluar disa shtete anëtare të NATO-s dhe BE-së. Ky përkushtim i vazhdueshëm thekson rolin e Armenisë si një partner i besueshëm në operacionet rajonale të sigurisë dhe gatishmërinë e saj për të punuar përkrah forcave aleate”, thuhet në njoftim.
“Ambasada e SHBA-së është krenare që mbështet kontributet e Armenisë në KFOR, të cilat përputhen me qëllimet tona të përbashkëta për forcimin e koalicioneve dhe nxitjen e një partneriteti të fortë sigurie me Armeninë në rajonin e Kaukazit”, përfundon njoftimi.
Senior Defense Official and Defense Attaché, COL Crowe, bid farewell to another contingent of the Armenian Peacekeeping Brigade deploying to Kosovo in support of NATO’s Kosovo Force (KFOR) mission.
Since 2004, Armenia has been a steadfast troop-contributing nation to KFOR,… pic.twitter.com/W1vSFCTuHh
— US Embassy, Armenia (@usembarmenia) August 27, 2025
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...