13 gra pjesëtare në Policisë e Kosovës kanë marrë pjesë në ‘Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici “IWPC2023”’, e cila u mbajt në qytetin e Auckland të Zelandës së Re.
Po ashtu pjesëtaret e Policisë së Kosovës kanë parakaluar edhe në Paradën e Kombeve, shkruan Arbresh.info
Lexo edhe:
Pjesëtaret e Policisë së Kosovës parakalojnë në Paradën e Kombeve në Zelandën e Re
Ndaj kësaj, ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Kosovë, duke thënë se është frymëzuese të shohësh flamurin kosovarë në mesin e 75 vendeve të botës pjesëmarrëse në “IWPC2023”.
“Ekipi ynë i Ambasadës është krenar të mbështesë pjesëmarrjen e tyre përmes Departamentit të Shtetit të SHBA: Zyra e Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) . Është frymëzuese të shohësh flamurin e Kosovës të mbajtur lart nga 13 nga femrat më të mira policore të Kosovës në mesin e 75 vendeve në IAWP”, thuhet në postimin e Ambasadës në Facebook./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...