Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit kanë kërkuar shuarjen e UNMIK-ut.
Përfaqësuesi i SHBA-së tha se pas një çerek shekulli UNMIK-u ka kaluar mandatin e tij fillestar, duke i bërë thirrje kështu që të rishikohet mandati i tyre në Kosovë dhe të fillojë planifikimin e perëndimit të tij.
Ndërkohë, përfaqësuesi amerikan aty ka shprehur shqetësimin se prej më shumë se një viti nga sulmi paramilitar në veri të Kosovës, Serbia nuk ka bërë asnjë lloj progresi në sigurimin e llogaridhënies së kryesve duke përfshirë edhe Milan Radoiçiqin.
“Ne inkurajomë për llogaridhënie të plotë në sundim të ligjit. Mbetemi të shqetësuar për sa i përket veprimeve të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës që nuk janë në përputhje me zotimin e Kosovës. Këto cenojnë jetesën e komuniteteve dhe cenojnë edhe rrugëtimin drejt normalizimit të marrëdhënieve”, tha ai.
Porosi për Kosovën në këtë mbledhje ka dhënë edhe përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar, i cili aty rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme karshi Kosovës, derisa tha se për shumë vjet mungesa marrëdhënieve normale mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar negativisht në jetët e individëve në të dyja shtete dhe ka ndikuar në stabilitetin rajonal.
“Në javët e fundit kemi parë hapa pozitiv drejt një bashkëpunimi më të madh e kjo përfshinë edhe heqjen e kufizimeve ndaj importeve të Serbisë në Kosovë dhe marrëveshjen që siguron përfaqësimin e Kosovës në CEFTA. Megjithatë jemi të shqetësuar që progresi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ka ngecur. I bëhem thirrje të dyja palëve që të ritheksojnë përkushtimin e tyre ndaj këtij dialogu dhe I bëjmë jehonë thirrjes së sekretarit të përgjithshëm për pjesëmarrje më të madhe të grave në këtë proces. Është me rëndësi që të dyja palët të demonstrojnë vullnetin politik, por edhe guximin për të implementuar marrëveshjet ekzistuese të dialogut, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe. Njëkohësisht është me rëndësi që të gjitha palët të shmangin veprimet që mund të rrezikojnë progresin e tillë. Inkurajojmë Kosovën që të marrin parasysh me kujdes ndikimin e vendimeve të saj mbi të gjithë qytetarët duke përfshirë edhe ata të komuniteteve jo shumicë dhe të punojë me partnerët e saj. E inkurajojmë Serbinë që të luaj rolin e vet në përpjekje për sigurim të drejtësisë e llogaridhënës për kryesit e sulmit tronditës të vitit të kaluar në Banjskë dhe të luaj rol konstruktiv në uljen e tensioneve dhe në promovim të marrëdhënieve pozitive në rajon”, tha ai.
Franca kërkon themelimin e Asociacionin mbi bazën e draftit të BE-së
Ndërkohë përfaqësuesi i shtetit francez tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është garanci për stabilitetin rajonal dhe kusht thelbësor për perspektivën evropiane.
“Franca mbështet marrëveshjen e tregtisë së lirë dhe zhbllokimin e saj që është bërë mes dy vendeve”.
Ai tha se Franca dënon veprimet e shumta të njëanshme të autoriteteve të Kosovës në veri që sipas tij, ndikojnë në jetën e komunitetit serb atje.
“Këto nxisin pa nevojë tensione. Franca thekson që progresi i Kosovës drejt institucioneve ndërkombëtare varet nga progresi në dialog. Pra këto veprime të njëanshme duhet të zgjidhen në këtë mënyrë edhe me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në bazë të draft statutit të BE-së. Mungesa e progresit në këtë drejtim mbetet pengesë ndaj trajtimit efektiv të të drejtave të pakicës serbe në Kosovë”, tha ai.
Tutje përfaqësuesi francez aty foli edhe për njëvjetorin e sulmit në Banjskë.
“Ne fund të shtatorit e pamë përvjetorin e sulmit në Banjskë, një incident tragjik i papranueshëm dhe përgjegjësit për këtë krim janë ende të lirë, ata duhet të vihen para drejtësisë. Autoritet e Serbisë e dinë cilat janë obligimet e tyre. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë nuk mund të bëhet pa një kërkim kompromisi mes palëve dhe kështu nuk mund të ndodhë pa guximin politik për ta arritur këtë”, tha ai.
Përfaqësuesi sllovak në KS të OKB: Bashkëjetesa paqësore është i vetmi opsion i qëndrueshëm për stabilitetin afatgjatë në rajon
Kurse përfaqësuesi i Sllovenisë tha se ata fuqimisht besojnë se pranimi i ndërsjellë dhe bashkëjetesa paqësore është i vetmi opsion i qëndrueshëm për stabilitetin afatgjatë në rajon.
Sipas tij, pranimi ndërsjellë dhe bashkëjetesa paqësore mes shqiptarëve dhe serbëve brenda Kosovës, nënkupton që Kosova të dalë nga izolimi ndërkombëtar dhe të integroj të gjitha komunitetet në aspektin politik dhe ligjor e civil në ligjet e Kosovës.
“Kjo është premise mbi të cilën dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është ndërtuar dhe ende mbesin qëllime, synime të dialogut edhe sot”, u shpreh përfaqësuesi slloven.
Ai shtoi se liderët e Prishtinës dhe Beogradit që t’i implementojnë disa marrëveshje të arritura deri më tani përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja sidomos marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe pastaj aneksit të Ohrit i vitit 2023.
Veprimet e njëanshme siç i cilësoi ai të të dyja vendeve edhe kur janë në përputhje me sundimin e ligjit kërcënojnë mirëbesimin dhe përbejnë rrezik të përkeqësimit.
Përfaqësuesi i Rusisë: Tensionet ndëretnike në Kosovë janë në masën më të lartë të 15 viteve të fundit
Ndërsa përfaqësuesi i Rusisë tha se tensionet ndëretnike në Kosovë janë në masën më të lartë të 15 viteve të fundit.
“Rrënja e saj mbetet e pandryshuar, janë te autoritetet e Prishtinës dhe dëshirën e tyre për të vendosur kontrolle të plotë mbi pjesën veriore të krahinës të kontrolluar nga serbët. Midis provokimeve keqdashëse të Kosovës ka qenë edhe ndalimi i qarkullimit të dinarit në krahinë, mbyllja e organeve administrative të serbëve në Kosovë, shpronësimi i tokës që u takon serbëve”, tha ai./rtk
Vullneti: Nuk dal prej shtëpisë pa i bërë ‘shoqe të ngushta’...
Rodri thotë se e meritoi Topin e Artë: Isha konsistent
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Protesta në Serbi, shkak tragjedia në stacionin hekurudhor n...
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq