Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar për Kosovën një skaner mobil, i cili do të përforcojë kontrollet doganore dhe sigurinë në pikat kufitare.
Dorëzimi i pajisjes u bë gjatë një ceremonie në pikëkalimin kufitar në Merdare.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka vlerësuar se skaneri është shumë i nevojshëm dhe zgjidh problemin e sigurisë në pikat kufitare, veçanërisht në hyrje-daljet e mallrave.
Sipas tij, pajisja do të përshpejtojë qarkullimin e mallrave, duke ruajtur integritetin e procesit të verifikimit dhe rritjen e sigurisë.
“Një pajisje e tillë është tepër e nevojshme dhe zgjidh edhe problemin që është paraqit së fundmi sa i përket sigurisë në pikat kufitare, në hyrje daljen e mallrave sidomos në hyrje, dhe kjo po besoj do të përshpejtoj, do të jetësoj qarkullimin e mallrave dhe në të njëjtën kohë duke siguruar që ka integritet edhe procesi i verifikimit të mallrave dhe sigurisë së përgjithshme”, tha ai.8/Arbresh.info
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...