Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK) ka thënë se sipas statistikave të UNDP dhe USAID, del që gjysma e qytetarëve janë pesimistë për të ardhmen e vendit dhe po ashtu gjysma janë pesimist për shkak të nepotizmit dhe korrupsionit.
“Një statistikë për liberalizimin e vizave dhënë nga UNDP dhe USAID, del që 60% e të rinjve mendojnë të lëshojnë Kosovën në tri vitet e ardhshme”, tha ai në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini.
Marrja e presidencës së BE-së nga Rumania vitin që po vjen, sipas Shashës është dukuri shqetësuese.
“Nëse kalohet në vitin 2019 çdo gjë do të komplikohet pasi nga janari i vitit 2019 do të fillojë presidenca rumune e BE-së, dhe më e keqja është se çështja e liberalizimit të vizave nuk do të vendoset as në agjendë”, tha ai.
Ai ka thënë se një problem tjetër në vitin a ardhshëm është edhe çështja e BREXIT dhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
“Çështje e BREXIT do të okupon shumë energji nga politikanët e BE-së”.
Shasha ka thënë megjithatë se Kosova ka ende detyra tjera të shtëpisë për tu kryer pavarësisht se tashmë çështja e vizave është në dorë të BE-së.
“Të vazhdohen reformat seriozisht, në mënyrë që të ecim para në proceset integruese dhe të bëhet mirë e më mirë për qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Sallahu: Arritjet konkrete kanë afruar Kosovën me standardet...
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...
KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fl...
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në...
FSK-ja realizon kursin “Medik Luftarak”
Tragjedi në Marok, shemben 2 ndërtesa, të paktën 19 viktima