Shasha: Borrell nuk do të përfaqësoj interesat e Spanjës, por 28 vendeve anëtare

10:13 | 4 Korrik 2019
M. A.

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Joseph Borrell Fontelles, është nominuar nga Samiti i jashtëzakonshëm Evropian, në pozitën e përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme.

Fontelles pritet të zëvendësojë shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, e cila është marrë drejtpërdrejt me dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.

Nominimi i tij ka ngjallur shumë reagime në Kosovë nga liderët e vendit.

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Demush Shasha mendon se në detyrën e re Borrell nuk do të përfaqësoj interesat e Spanjës, por 28 vendeve anëtare. Si i tillë,  Borell do të zbatoj politikat e përcaktuara nga liderët e 28 Vendeve Anëtare ne mirëbesim.

“Sa i përket emërimit te z. Borell konsideroj se nuk duhet nxituar me gjykime rreth qëndrimeve te z. Borell ne kohen e tij si Ministër i Jashtëm i Spanjës. Aso kohe, qëndrimi e lidershipit te Spanjës ndaj Kosovës ishte i qarte dhe puna e z. Borell ka qenë që të zbatoj këto qëndrime. Ne rolin e tij te ri, si Përfaqësues i Jashtëm i BE-së, z. Borell nuk do te përfaqësoj interesat e Spanjës, por 28 vendeve anëtare. Si i tille, z. Borell do te zbatoj politikat e përcaktuara nga liderët e 28 Vendeve Anëtare ne mirëbesim”, tha ai.

Analisti Shasha, thotë se duhet të rezervojmë gjykimet për të dhe t’i japim mundësinë e merituar.

“Ne ketë drejtim, politikat e BE-se ndaj Kosovës janë të qarta. Kosova ka perspektive të zgjerimit, në harmoni me vende të tjera të rajonit. Detyra e z. Borell do të jetë te gjej mënyra të avancimit të kësaj perspektive. Prandaj, konsideroj se duhet te rezervojmë gjykimin ndaj z. Borell dhe ti japim mundësinë e merituar”.

E ky fakt nuk e ka shqetësuar kryeministrin e Kosovës, Ramush haradinaj i cili dje ka thënë se nuk ka nevojë për panik.

“Nuk duhet të panikojë kurrkush. Ai si ministër i Spanjës ka pasur qëndrimin e tij”, ka thënë Haradinaj për media.

Joseph Borrell Fontelles ka prejardhje nga Spanja dhe duke e ditur që ky vend i përket një grupi të vendeve të BE-së, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, është vënë në dilemë çështja e procesit të dialogut./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale