Policia e Kosovës ka organizuar pritjen e fundvitit, me ç’rast ka ndarë mirënjohje për zyrtarët e dalluar policorë. Në këtë pritje ka marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj., raporton arbresh.info.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, ka thënë se viti 2019 ishte viti i Policisë
“Kemi pasur një angazhim shumë të madh me shumë aktivitete policore, shumë angazhime dhe sfida por edhe të arritura. Ky ka qenë viti i policisë së Kosovës, si në parandalimin dhe hetimin e veprave të ndryshme, edhe sa i përket objektivave që i kemi caktuar në fillim dhe po ashtu nga modernizimi i pajisjeve dhe objekteve policore. E ky është shumë sukses i pjesëtareve tonë.”, ka thënë Qalaj.
Ai më tutje numëroi edhe sukseset e Policisë së Kosovës në vitin 2019
“ Kemi 5 përqind më pak vepra penale në krahasim me bitin e kaluar. 9.3 përqind më pak raste të raportuara. 16.21 përqind më pak vepra penale 36.3 përqind më pak vrasje 13 përqind më pak. lëndime të rënda trupore. 10 përqind më pak lëndime të lehta trupore. 23 përqind më pak vjedhje. 21 përqind më pak vjedhje të rënda. 41 përqind më pak grabitje.”, deklaroi Qalaj./arbresh.info/
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...