Shala: Traktati Kosovë-Serbi të nënshkruhet në vitin 2016

20:35 | 28 Prill 2015
M. A.

Koordinatori në bisedimet Kosovë – Serbi, Blerim Shala, tha se kërkesa e palës kosovare është marrja e kodit telefonik për Kosovën si dhe zgjidhja e çështjes së energjisë në veri.

“Ky raund u organizua duke u ndërlidhur edhe me një takim të ministrave “Western Balkans 6”. U bisedua për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në raundet e kaluara. Ne dëshirojmë të marrim kodin telefonik dhe të përmbyllet çështja e energjisë në veri. Edhe krijimi i Asociacionit i Komunave është pjesë e marrëveshje, dhe do të formohet në atë mënyrë që të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Shala, transmeton KTV.

Ai theksoi se themelimi i Asociacionit të Komunave është në përfundim, por, siç tha Shala, nuk ka pasur mundësi të bisedojmë për këto komuna pa u aprovuar buxheti i komunave të veriut për vitin 2015.

“Synimi ynë, por edhe i gjermanëve, është që traktati mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet më 2016”, theksoi Shala, duke specifikuar se pas nënshkrimit të këtij traktati, Kosova do të ketë mundësi të aplikojë për anëtarësim në OKB e organizata tjera ndërkombëtare.

“Serbia s’mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën. Këtë e ka pranuar edhe presidenti serb, Nikoliq”, ka veçuar Shala.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme