Vizita e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe të NATO-s, David Baker, shënon një hap të ri në bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Baker realizoi takime zyrtare me krerë të lartë të institucioneve të vendit dhe ushtarakë të KFOR-it.
Zyrtari i lartë i Pentagonit, David Baker qëndroi në vendin tonë, në një kohë të ndjeshme për sigurinë në rajon. Ndërkohë, Kosova synon të forcojë pozicionin e saj në strukturat euroatlantike dhe të ecë drejt objektivit strategjik, anëtarësimit në NATO.
Baker u takua me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa me nderime të larta shtetërore u prit nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. E mbrëmjen e së shtunës Baker takimet me autoritetet në Prishtinë i mbylli në një darkë pune të organizuar nga ministri Maqedonci, e ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.
Sipas njoftimeve për media nga zyrat e institucioneve u theksua se mbështetja amerikane e bën Kosovën “më të fortë, më të sigurt dhe më të zhvilluar” derisa u ritheksua përkushtimi për të rritur bashkëpunimin dypalësh në mbrojtje si dhe nevojën për më shumë investime dhe shkëmbime tregtare.
Analisti i çështjeve të Sigurisë, Drizan Shala thotë se takimi në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe zyrtarit të SHBA-së, dëshmon se SHBA është e brengosur për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
“Edhe njëherë e dëshmoi faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnere strategjike e segmentit të sigurisë është e preokupuar për zhvillimet të cilat e karakterizojnë Ballkanin Perëndimor, respektivisht në mbështetjen e operaturës shtetërore qoftë asaj ushtarake apo civile, qoftë në aspektin e industrisë ushtarake të mbrojtjes apo të inteligjencës. Mekanizmi i sigurisë ka dëshmuar njëherësh që është në gjendje të përballojë çfarëdo ndryshime të sigurisë në kontekstin e cenimeve dhe misioneve që mund të hasen gjatë kërcënimeve që mund të vijnë nga forma të ndryshme, nga ana e Serbisë apo elementeve të saja proksi”, tha Drizan Shala analist i sigurisë.
Zëvendësndihmëssekretari i SHBA-së, David Baker, takoi edhe me komandantin e KFOR-it, gjeneral Enrico Barduani, me të cilin diskutoi për sigurinë në Kosovë dhe rëndësinë e angazhimit politik në dialogun Kosovë–Serbi derisa Baker rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur amerikane për misionin e KFOR-it në Kosovë.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...