Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kritikuar mungesën e transparencës dhe komunikimit në procesin e rritjes së tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, teksa propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji e ka quajtur vendim politik.
Fejzullahu “ofertë” për dalje në “tregun e hapur”, të dominuar nga një kompani
Këtë vit, përveç “liberalizimit të tregut” për konsumatorët komercialë të mëdhenj, pritet edhe një rritje prej 15% e tarifave në shërbimin universal të energjisë elektrike.
Sipas Shalës, procesi i përcaktimit të këtyre tarifave ka qenë jo transparent dhe pa një debat të mirëfilltë publik.
“Ka mungesë të transparencës, ka mungesë të madhe të komunikimit dhe debatit të mirëfilltë para se të vijmë në këtë fazë. Nuk kemi informacione të sakta se si ka ardhur deri te 30, e se si te 15 për qindëshi i propozimit. Ka mungesë të transparencës të metodologjisë së kalkulimit, ka mungesë të dhënie së një opinioni të qartë të institucioneve shtetërore, në këtë rast Qeverisë dhe ZRrE, se cilat kategori do të preken më shumë”, ka thënë Shala.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja