Rrethojat e hekurit të vendosura te objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kuvendi, janë hequr me urdhër të Qeverisë së Kosovës.
Këto rrethoja u larguan vetëm pak ditë pasi pritet të bëhet ndërrimi i qeverisë, ku në krye të ekzekutivit pritet të vijë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), shkruan arbresh.info.
E me këtë vendim nuk është pajtuar njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.
Ai për arbresh.info ka thënë se heqja e rrethojave është më shumë çështje politike.
“Vendimi i heqjes së rrethojave sipas çështjes së sigurisë është më shumë politike, sepse ky shesh më shumë është përdorur për protesta dhe ballafaqime politike në mes të protestuesve dhe Policisë së Kosovës, dhe heqja e rrethojave e atakon drejtpërdrejtë sigurinë e objekteve siç është qeveria, parlamentit”, ka thënë Shala.
Ai, po ashtu tha se nuk është dashur të hiqen rrethojat sepse po krijon vakum në aspektin e sigurisë.
“Nuk është dashur që të hiqen rrethojat, tani në këtë gjendje politike që po kalon Kosova, sepse po krijon vakum në aspektin e sigurisë./E.Ballazhi/arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/698524444227115
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...