Haxhi Shala, deputet i Nismës, thotë se kryetari i kësaj partie dhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, është më meritori për arritjen e deklaratës mes presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi për rinegocim të demarkacionit, nëse gjenden gabime në marrëveshjen e arritur më 2015.
Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se Limaj është treguar lideri më i shkathët duke ndikuar në arritjen e kësaj marrëveshjeje, përmes negociatave me Malin e Zi, por për të bërë më të fuqishme marrëveshjen, atë e kanë nënshkruar presidentët.
“Edhe pse jemi partia më e vogël, me 6 deputetë, Limaj ka pas vullnet që të marrë obligime të partive të mëdha. Në këtë rast ai u tregua më i shkathët dhe ka ditur ta negociojë atë marrëveshje me Malin e Zi. Deklarata e nënshkruar e dy presidentëve është produkt i Limajt. Për të qenë më e fuqishme, e kanë nënshkruar presidentët”, ka thënë Shala.
Sipas tij, po të mos arrihej kjo marrëveshje mes Limajt dhe Malit të Zi, ai vetë nuk do të votonte për marrëveshjen e vitit 2015.
Shala ka thënë se sot ka pritur që të përfundojë kjo çështje, sidomos pas vizitës së zyrtarëve të lartë evropianë, por edhe se janë lodhur qytetarët. Ai ka thënë se sot është shtyrë votimi për shkak të mungesës së deputetëve që ishin në Mal të Zi, por edhe se koalicioni qeverisës nuk i kishte votat e mjaftueshme.
Ai ka folur edhe për akuzat e AAK-së se LDK-ja ka ndryshuar tekstin e marrëveshjes në Komisionin për Punë të jashtme. Ka thënë se nëse është ndërruar, s’është bërë mirë sepse “ka qenë marrëveshje politike”.
Shala ka thënë se nuk është mirë që të hiqet raporti i Bulliqit dhe ka ftuar që pikërisht ai raport të jetë bazë për komisionet e ardhshme./koha.net/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...