Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka apeluar tek qytetarët e Kosovës që të përdorin sa më shumë produkte vendore.
Përmes një postimi në Facebook, Shala është shprehur se është ndarë i kënaqur me produktet vendore që po ekspozohen nëpër marketet e Kosovës.
Sipas tij, konsumi i produkteve vendore, fuqizon ekonominë e vendit.
Ky është postimi i Shalës në Facebook:
Jashtëzakonisht i kënaqur me produktet vendore që sot u ekspozuan në “Viva Fresh” në ditën e dytë të Javëve të Biznesit Kosovar. I vizitova dhe i inkurajova të rrisin edhe më shumë cilësinë dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, do t’i mbështes dhe do t’iu qëndrojë pranë. Lus qytetarët që ta kenë prioritet konsumin e produkteve vendore që ta fuqizojmë ekonominë e Kosovës.
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...