Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka theksuar nevojën për të adresuar pozitën diskriminuese të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, gjatë një takimi me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviq.
Në një postim në Facebook, Kamberi bëri të ditur se në bisedën me Ahmetoviqin diskutuan rëndësinë e sensibilizimit të institucioneve ndërkombëtare, si Parlamenti i Gjermanisë, Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian, për problemet e shqiptarëve në këtë rajon.
“Me deputetin e Bundestagut, Adis Ahmetoviq, biseduam për domosdoshmërinë e sensibilizimit të Parlamentit të Gjermanisë dhe institucioneve tjera në Këshill të Evropës e Parlamentit Evropian me pozitën diskriminuese të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg
Përplasja në Skënderaj, Arjeta Fejza rrëfen si u sulmua Hysn...
Pas kërkimeve intensive, gjendet trupi i pajetë i gruas së z...
OVL e UÇK-së: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është ...
Veprimet e tilla s’na trembin, Kurti reagon për rastin në Sk...
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit