Policia e Kosovës, rajoni i Prizrenit, ka zbatuar Planin Operativ ”Sezoni Verore 2024” ,lidhur me parkingjet ilegale dhe zhurmën e krijuar nga lokalet në lagjen Ortakoll.
“Policia e Kosovës respektivisht Stacioni Policor Prizren krahas shumë angazhimeve tjera në tërë territorin e zonës së përgjegjësisë është në zbatim të Planit Operativ ”Sezoni Verore 2024” ku në kuadër të saj, Stacioni Policor Prizren ka hartuar Planin e Veprimit për parkingjet ilegale dhe zhurmën e krijuar nga lokalet në lagjen Ortakoll”, njofton policia.
Po ashtu, policia bën të ditur se gjatë këtij plani janë shqiptuar mbi 100 vendime kundërvajtëse
“Plani i veprimit u zbatua ne lagjen Ortakoll me datat 21, 22 dhe 23 Qershor 2024 nga ora 22:00 deri 02:00.Ky plan veprimi është zbatuar edhe në bashkëpunim të ngushte me Drejtorinë e Inspektorateve KK Prizren. Gjate zbatimit te planit te veprimit janë shqiptuar 117 vendime për kundërvajtjet kryesisht parkime ilegale për rreth lokaleve – kafeterive ne lagjen Ortakoll”, bën të ditur policia.
Ky angazhim policor në bashkëpunim me drejtorinë e Inspektorateve e në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve ligjore do të vazhdojë edhe ditëve në vijim dhe jo vetëm në lagjen Ortakoll./Arbresh.info/
Mainoo mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen me Aston Villan, ...
Kurti viziton Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, testohen ...
Liverpooli në “ankth” pas dëmtimit të Isakut
Zjarr në QMF-në në Rahovec, digjet një autoambulancë
Ronaldo i reagon Mbappes, pasi ky i fundit e barazoi rekordi...
Pasi arriti rekordin e Ronaldos, Mbappe: Ky rekord është për...