Ish-diplomati amerikan dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, shanset për të arritur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë përpara përfundimit të mandatit të presidentit Donald Trump në vitin 2021 janë të pakta.
Serwer shprehet se, megjithatë, nuk duhet nxituar për arritjen e një marrëveshje.
Kosova, thotë ai, duhet të dijë si të largohet nga një marrëveshje e keqe, për të arritur një të mirë.
“Çdo marrëveshje që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës natyrisht është marrëveshje e keqe. Një marrëveshje e mirë është ajo që lejon decentralizim të madh dhe vetëqeverisje në nivelin vendor për komunitetet serbe e shqiptare”, shton ai, transmeton RTK.
Ish-diplomati amerikan është shprehur pro reciprocitetin me Serbinë, ide kjo e paralajmëruar nga Albin Kurti, lideri i VV-së që ka dalë më i votuari nga zgjedhjet e fundit.
“Serbia mund të mësojë disa gjëra në këtë drejtim, sepse është shumë e vështire që serbët të kërkojnë gjëra nga Kosova që nuk duan t’i pranojnë në Serbi. Për shembull përfaqësimi i garantuar i pakicave në Kosovë nuk ka ekuivalent në Serbi, por reciprociteti është një nga rregullat themelorë të diplomacisë”, thotë analisti Serwer.
Ai tutje ka vlerësuar se zgjedhjet në Kosovë kanë sjellë ndryshim rrënjësor në vend.
“ Rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë solli një ndryshim rrënjësor të konfiguracionit politik. Sfida më e afërt është formimi i qeverisë se re, që mendohet të jetë një koalicion i Vetëvendosjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai.
27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi...
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama: Hapen rrugët për L...
Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhan...
Haxhiu: Kërkesat për takime me opozitën do të vazhdojnë, sea...
Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kër...
Ndeshja historike, Rama thirrje kryetarëve të komunave: T’i ...