Serbia është e rrethuar me shumë probleme dhe jo stabilitet, por sfida kryesore për të, në të ardhme do të jetë Bosnja e jo Kosova, vlerëson analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer.
Profesori në Universiteti “John Hopkins” ka thënë se destabiliteti në rajon paraqitet në Maqedoni, në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë që, sipas tij, për Serbinë, problem me të madh do të paraqet çështja e BeH.
“Kemi probleme serioze në Maqedoni, probleme kronike në Bosnje dhe probleme në Kosovë. Sfida kryesore për Serinë do të jetë Bosnja”, ka thënë Serwer, i cili vlerëson se Serbia gjendet një situatë të vështirë, transmeton lajmi.net.
“Është një shtet i ndarë dhe kjo ndarje është e mbështetur në kushtetutë që vështirëson edhe rrugën e reformave”, ka thënë Serwver.
Profesori amerikan vlerëson se kryetari i Republika Srpska-s, Millorad Dodik, e ka futur Serbinë në një situatë të vështire, duke kërkuar të mbajë referendum për shkëputje nga BeH.
“Është e pamundshme për Serbinë që të përshëndes hapa të tillë, ashtu siç e ka të vështirë të mos i mbështesë serbët në BeH. Ky është një problem shumë i madh”, ka thënë Serwer.
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...