Kandidati i Nismës për Komunën e Kamenicës, Albert Sermaxhaj ka shpalosur programin e tij për katër vitet e ardhshme.
Ai në “Edicionin Zgjedhor” në Klan Kosova, tha se programi i tij përbëhet prej gjithsej 18 prioriteteve.
“Në kuadër të programit qeverisës katër vjeçar, Nisma Social Demokrate ka për qëllim që programin e njëjtë ta zbatojë në fokus ku kemi paraparë disa prioritete, që kanë për qëllim përmisimin e gjendjes dhe mirëqenies sociale të qytetarëve të komunës tonë”, tha Sermaxhaj.
“Prioritet i kemi radhitur në gjithsej 18, ku përfshihen ofrimi i mbështetjes për rini dhe sport, ofrimi i mbështetjes për fermer, arsimi më cilësorë, investimi në fushën e shëndetësisë. Përfundimi i punimeve infrastrukturore, zgjidhja e ujit të pijes dhe kanalizimit, zgjidhja e emërtimit të rrugëve dhe lokaliteteve.
Rritja e kapaciteteve në kuadër të drejtorisë për zhvillim ekonomik. Sigurimi i një zyre më të përshtatshme për hendikosin”, ka theksuar Sermaxhaj.
Në Arsim, Sermaxhaj tha se ideja më e mirë do të ishte plotësimi ndryshimin e vendimit të kryetarit.
“Ndoshta ideja e mira e reformës në arsim është plotësimi ndryshim i vendimi i kryetarit, i cili është duke e zbatuar tashmë reformën, un konsideroj që plotësimi i vendimit është që nxënsitë e Busavac, Karaqevë e poshtme dhe Kopernicë të kthehen në bankat shkollore, ndërsa nxënësat që e kanë humbur procesin mësimor që dy vite, që është rreth 500 nxënës, është mirë që të organizohet mësim i përshpejtuar dhe t’i ktthehen normalitetit”, është shprehur Sermaxhaj.
Ndërsa rreth se kush do të ishin pesë emrat që do t’i bashkoheshin kabinetit të tij nëse do të bëhej kryetar, ai tha se do të ishin kundërkanditatët e tij.
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00