Edhe pas më shumë se 10 orësh, nuk kanë përfunduar bisedimet në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian.
Burime të Arbresh.info, bëjnë të ditur se nga delegacioni serb ende nuk dihet se a do të ketë nënshkrim të marrëveshjes apo dakordim.
Ky burim është në delegacionin serb dhe thotë që këtë marrëveshje nuk po e nënshkruan presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Pas orës 22:00 ka gjasa të dihet se çfarë do të ndodhë.
Fillimisht, Kurti dhe Vuçiq, zhvilluan takime veç e veç me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.
Më herët gjatë ditës, takimi trepalësh u ndërpre për mbi një orë, po ashtu për shkak të një pauze.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen