Sërish bllokohet rruga Hani i Elezit – Kaçanik

10:19 | 24 Mars 2016
M. A.

Në mëngjesin e sotshëm ka pasur rrëshqitje të dheut dhe gurëve në një pjesë të rrugës Hani i Elezit – Kaçanik, gjë që ka bërë edhe të bllokohet kjo magjistrale.

Gurët kanë depërtuar edhe në hekurudhë, duke e bllokuar edhe atë. Autoritetet përgjegjëse kanë dalë në vendngjarje për të bërë të mundur kthimin normal të qarkullimit në këtë magjistrale.

Shpërndaje në rrjete sociale