Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj promovimit të librit të kryekriminelit serb Nebojsha Pavkoviq,
Përmes një shkrimi në facebook, Pacolli ka thënë se Serbia duke promovuar libra të kriminelëve të rangut ndërkombëtarë vazhdon të mbetet e burgosura e së kaluarës së saj të turpshme në rajon
Postimi i plotë:
Këtë fund të tetorit, në kuadër të një panairi të librit në Beograd, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, ka promovuar librin, respektivisht ditarin e luftës së kryekriminelit të denuar me 22 vite burg, nga Tribunali i Hages për krimet dhe gjenocidin ndaj qytetarëve të Kosovës, Nebojsha Pavkoviq. Nga perspektiva e kriminelit, Pavkoviq në këtë libër mburret për përballjen e Serbisë me NATO-n.
Po e nënvizojë turpin, me të cilin përmes këtij libri krekoset Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, dhe për përmbajtjen agresive të këtij libri.
Shpresoj që të njëjtën qasje ndaj këti publikimi të turpshëm do të kenë edhe homologët e mi e vendet anëtare të NATO-së dhe institucionet ndërkombëtare të drejtësisë.
Disa nga kryekriminelët në Serbi janë denuar, të tjerë shëtisin të lirë, por sidoqoftë Serbia duke promovuar libra të kriminelëve të rangut ndërkombëtar vazhdon të mbetët e burgosura e të kaluarës së saj të turpshme në rajon./arbresh.info/
Mbledhje komemorative për këngëtarin Shemsi Krasniqi – Shemi
Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë
Nëna e Shpat Kasapit me mesazh prekës: Na lini ta përjetojmë...
Dy vetura të EULEX-it u aksidentuan në Zveçan, një i lënduar
Një pjesë e Hajvalisë pa energji elektrike, banorët thonë se...
Tentoi të arratiset nga stacioni policor në Rahovec, kapet d...