Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se pret nga Republika Çeke si anëtare e BE-së që t’i mbështes përpjekjet për arritjen e një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës.
Ai e tha këtë gjatë një takimi që pati me Janina Hrebickova, të dërguaren e Posaçme për Ballkanin Perëndimor të ministrit të Punëve të Jashtme të Çekisë, transmeton Klan Kosova.
Në një njoftim për media nga zyra e Gjuriqit thuhet se në takim ai e ka njoftuar zyrtaren çeke për “pozitën e popullit serb në Kosovë dhe gjendjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”.
Ai përsëriti se heqja e taksës për mallrat nga Serbia është kërkesë minimale për ripërtëritjen e dialogut.
Gjuriq poashtu ka thënë se Beogradi është i interesuar në thelb në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe se është me rëdësni që me mjete politike dhe diplomatike të parandalohen siç tha ai ” të gjithë ata që kërcënojnë destabilizimin e rajonit dhe konfrontime të reja”.
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme