Serbia nuk është duke respektuar Marrëveshjen e Brukselit për Lëvizjen e Lirë. Kuvendi i Serbisë ua ka ndaluar tre deputetëve të Kosovës shkuarjen në Beograd, ku ishin ftuar nga kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Serbisë, Nenad Canak.
Po ashtu dje Përfaqësueses së Kosovës në Karate i është ndaluar hyrja në Serbi për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian
Ndonëse është bërë gati një dekadë prejse ka nisur procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit ende po vazhdon të mos i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Gjatë ditës së djeshme Serbia shkeli dy herë mbi Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë, fillimisht duke ia ndaluar Përfaqësueses së Kosovës në Karate hyrjen në territorin e Serbisë dhe më pas u tërhoq edhe ftesa për deputetët e Kuvendit të Kosovës (Vjosa Osmani, Blerat Deliu e Ilir Deda), të cilët parashihej të merrnin pjesë në konferencën “Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit”, e cila do të mbahej në Beograd
Pas këtyre dy vendimeve reaguan krerët institucionalë në Kosovë, të cilët i cilësuan tërësisht të papranueshme veprimet e shtetit serb.
Në anën tjetër, monitoruesit e procesit të dialogut konsideruan se shkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë paraqet një mesazh tejet negativ për procesin e dialogut.
Ndërkohë, ish-drejtuesja e negociatave me Serbinë Edita Tahiri ka thënë për “Zërin” se Serbia është duke e bllokuar dialogun në vazhdimësi…
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...