Në dialog me Prishtinën, Beogradi do të insistojë për një pozitë të veçantë të Kishës Ortodokse serbe (KOS) në Kosovë.
“Të njihet pozita e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë si dhe krijimi i një sistemi ligjor mbrojtës i pakufizuar për 44 objekte që bëjnë zonat speciale të kulturës serbe dhe të trashëgimisë kulturore serbe”, do të jetë njëra nga kërkesat kryesore të Beogradit gjatë dialogut të ardhshëm për zgjidhjen e gjithanshme të normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën” , shkruan sot gazeta serbe “novosti”.
Veç kësaj,sipas kësaj gazete, pala serbe do të kërkojë që në zonat e mbrojtura të hyjnë edhe disa të mira kulturore dhe tempuj të KOS-it si dhe që KOS-it t’i mundësohet që ta ketë të drejtën e plotë të pasjes, siç thuhet, të pasurisë së saj të tundshme e të patundshme, raporton Arbresh.info.

Në zonat speciale të mbrojtura bëjnë pjesë Manastiri i Deçanit, Graçanica, Patrikana e Pejës, që janë nën mbrojtje të UNSCO-s por edhe tempujt e kishat tjera në Gjilan, Shtërpcë, Skenderaj, Klinë Rahovec… pastaj Ura e Gurit në Vushtrri,(ura e Vojnoviqit e quan ky medium )përmendorja e Gazimestanit, kështjella në Zveçan, qyteti mesjetar i Novobërdës, fshati Hoçë e Madhe…/Arbresh.info
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...