Në Banstol të Serbisë, një fshat në periferi të Beogradit, një Kishë është emëruar sot sipas emrit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Emrin e tij në Serbi e mbajnë edhe disa shpella
E topitur me stil rus, dhe ngjyra ku mbizotërojnë ari dhe e jeshilët, sipas qejfit të Putinit, Kisha e cila po mban tani emrin e Putinit është ende duke u ndërtuar por tashmë ka marrë jehonën si “Kisha e Putinit”, shkruan Asocatied Press.
Vendorët thonë se struktura e Kishës është zhvilluar asisoji që të ketë madhështinë dhe shenjën e admirimit për Putinin dhe lidhjet vëllazërore shekullore midis dy kombeve që ndajnë rrënjët e përbashkëta sllave dhe religjionin ortodoks.
Putin pritet ta vizitojë këtë javë Beogradin dhe fshati i Banstolit tashmë është bërë gati për një festë madhështorë dhe pritje dinjitoze të kreut rus.
Lidhjet historikisht të ngushta midis Rusisë dhe Serbisë janë ringjallur kohët e fundit pasi Putini shtoi përpjekjet për të rikthyer ndikimin e Moskës në vendet ish-komuniste të Evropës Lindore.
Kujtojmë se interesi i Rusisë në rajon ka të bëjë me pozitën e saj strategjike midis Lindjes dhe Perëndimit. Nga tetë fqinjët e Serbisë, pesë janë anëtarë të NATO-s; katër janë në BE dhe dy të tjerë po punojnë drejt pranimit. Popullariteti i Putinit në Serbi veçanërisht ka ngritje pasi Kremlini e kundërshton pavarësinë e Kosovës.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...