Në Serbi janë arrestuar dy persona, njëri polic, nën dyshimin se kanë shitur 25 kilogramë merkur me destinacion Kosovën.
Nga kjo materie e rrezikshme kimike dyshohet se ishte planifikuar të krijohej eksplozivë për terroristët islamik, shkruan gazeta serbe Kurir, përcjellë gazetametro.net.
Merkuri i cili i takon materialeve të rrezikshme kishte për destinacion Kosovën, e më pas Lindjen e Mesme, për të përfunduar në duart e terroristëve. Për këtë gjë janë arrestuar M.A. (46 vjeçar) dhe S.Dj (65 vjeçar) si dhe policia serbe është në kërkim të D.I. (39 vjeçar) i cili është në arrati.
Policia serbe raporton të ketë marrë informatë se në zonën e Branicevskut janë kryer tregti të paligjshme të merkurit i cili përdoret për ndërtimin e bombave. Pas një hetimi të plotë, policia ka zbuluar se në këtë akt të paligjshëm ishte i përfshirë edhe polici i trafikut G.D i cili kishte abuzuar pozitën e tij zyrtare dhe kishte ndihmuar në tregtinë e këtij materiali të rrezikshëm.
Ka indikacione se merkuri kishte destinacion Kosovën e më pas të dërgohej në vendet e Lindjes së Mesme. E gjithë sipas gazetës serbe Kurir tregon se serbët janë të lidhur me terroristët që janë në Lindjen e Mesme.
Merkuri mund të përdoret për krijimin e bombave të cilat vendosen neper vetura, në mënyrë që të eksplodojnë pas një lëvizje të vogël.
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...