Burime të KTV-së kanë bërë të ditur se deputetët serbë nuk janë kundër krijimit të FAK-ut, por duan që modeli i Policisë së Kosovës të përsëritet edhe në ushtrinë e re të Kosovës.
Ata duan një strukturë të veçantë e të pastër etnikisht dhe që udhëhiqet nga një komandant serb dhe kjo gjë, sipas burimit, pritet të diskutohet në Bruksel ndërmjet dy kryeministrave.
Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së, Daut Haradinaj, ka theksuar se punën e tyre si komision e kanë përfunduar kur i kanë dërguar qeverisë projektligjin për ndryshimin e 39 ligjeve si pjesë për formimin e Ushtrisë së Kosovë.
Por, sipas tij, Qeveria nuk ka bërë as një hap tutje për këtë çështje, përcjell koha.net. Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, thotë se e ardhmja e FAK-ut ka mbetur në duart e kryeministrit serb, pasi ai do të vendosë se kur do të mund Qeveria e Kosovës ta dërgojë ligjin në Kuvendin e Kosovës.
Për më tepër ai fajëson Isa Mustafën, që nuk po bëhet kryeministër më serioz sa i përket çështjeve thelbësore shtetërore. Por edhe pas krijimit të Forcës do të mbetet diskutablie kalimi i saj në pjesën veriore të vendit, ngase për të shkuar në atë pjesë asaj i duhet leja e NATO-s.
Ky fakt është në suaza të normales për ish-komandant Remin, tash deputet i PDK-së. Ish- ministri i FSK-së, Agim Çeku, në një prononcim për KTV-në ka thënë se kjo është një leje e përkohshme, të cilën e ka kërkuar Serbia nga KFOR-i, për të mos prishur procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër
ZYRTARE: Karim Benzema prezantohet tek Al Hilal
“Treg për grabitqarët”, Meta përballet me gjyq për shfrytëzi...