Dhjetëra konvoje të forcave të KFOR’it janë nisur drejt veriut para pak minutash. Ata janë parë në lagjen Shipol, teksa lëvizin në drejtim të qendrës së Mitrovicës së Jugut e më pas në veri.
Por kjo po i frikëson serbët e veriut të cilët po krijojnë panik ani pse një ushtrim i tillë ishte paralajmëruar një ditë më parë nga KFOR.
“Në ditët e ardhshme, KFOR do të kryejë një stërvitje në Kosovën e veriut”, thuhet në njoftimin e KFOR’it. Trupat e KFOR-it do të lëvizin dhe vendosen përgjatë rrugëve kryesore në përputhje me mandatin e tyre nën RKSKB 1244″, thanë më herët KFOR.
Mirëpo, këto stërvitje sipas KFOR, po korrespondojnë me festën e 28 Nëntorit si dhe me ngritjen e tensionit të kohëve të fundit në atë pjesë të vendit.
Sidoqoftë, edhe më herët KFOR është parë në veri teksa përkujdeset për sigurinë. Këto forca ma herët thanë se gjithçka është nën kontroll./Arbresh.info/

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër
ZYRTARE: Karim Benzema prezantohet tek Al Hilal
“Treg për grabitqarët”, Meta përballet me gjyq për shfrytëzi...