Ish–deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq jo rrallë është në qendër të sulmeve nga serbët e Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme, nga Graçanica ajo ka postuar një video në llogarinë e saj në Facebook, ku shihet një numër i madh serbësh të cilët ulërinin në drejtim të saj me fjalë të ndryshme fyese.
Mirëpo, Trajkoviq siç shihet në video nuk qëndroi indiferente, u kthye dhe i shau ata disa herë.
Trajkoviq e postoi këtë video në llogarinë e saj në Twitter, ku shkroi:
Ja se si Graçanica “serbe”, nën kontrollin e SNS-së, në mënyrë “vëllazërore” i mirëpret serbët e saj. Më falni për fjalorin tim: emocionet kanë mbizotëruar./Expres
https://twitter.com/trajkovic_rada/status/1130502944347033601
Kokalla: Dhomën e hotelit ma pagoi Valon Lluka, se unë s’e p...
Murseli: Është Liridona Murseli, jo Liridona Ademaj
Hamza pas takimit me Giaufret: Integrimi evropian dhe anëtar...
Një mjeke sulmohet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së
Mbyllet për publikun seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ...
Policia identifikon 70-vjeçarin që u gjet i vdekur në një rr...