Mediet serbe po raportojnë se qytetarët serbë në veri nuk po e lejojnë hyrjen e ROSU’së në Zubin Potok.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke zhvilluar një aksion në të gjithë Kosovën i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.
Mësohet se deri më tani janë dhjetëra të arrestuar.
Këtë operacion e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.
Sipas këtij njoftimi, disa zyrtarë policorë dhe qytetarë dyshohen për “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”,“Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”.
Për realizimin e këtij aksioni, Policia e Kosovës ka hasur edhe në rezistencë të armatosur.

Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...