Ish-analisti Driton Selmanaj, ka theksuar se ai ka hyrë në politikë, sepse ka menduar se është i pamjaftueshëm angazhimi i tij, vetëm përmes shoqërisë civile dhe fjalëve.
Ai në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka theksuar se “vjen një moment kur t’i e sheh se proceset po vinë duke u degraduar, dhe se gjithçka është në nivel të degradimit”.
“Sot e vëren që diçka s’po funksionon, dhe segmenti me i urryer është profesioni i politikanit shihet me urrejtje nga ana e njerëzve. Unë personalisht, më kanë bërë të mendoj se njerëzit dëshirojnë ta shohin një klasë tjetër politike”, ka shtuar Selmanaj.
Ai tutje ka thënë se është krenar që është pjesë e LDK-së.
“S’kam besu se kaq shumë vlera brenda LDK-së”, ka thënë Selmanaj.
Ai e ka pranuar se ka një vit që kam pasur kontakte me njerëzit e LDK-së që të angazhohem.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës