Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj thotë se kërkesa e tij që raporti i Shpejtim Bulliqit për demarkacionin të përfshihet brenda projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi është përmbushur.
Ndërkaq se si do të veprojë Selmanaj në momentin kur marrëveshja të shkojë në Kuvend për t’u ratifikuar, ai për lajmi.net ka thënë se do të konsultohet me Grupin e tij Parlamentar.
“Vota ime për demarkacionin varet edhe nga zhvillimet që mund të ndodhin deri te seanca”, ka thënë Selmanaj.
Se kur do të shkojë për ratifikim marrëveshja e demarkacionit, zyrtarisht ende nuk dihet, pasi që Lista Serbe ka hezitim.
Megjithatë, lajmi.net merr vesh se seanca për demarkacionin ka mundësi të mbahet të premten, por vetëm nëse sigurohen 80 votat e nevojshme. /Lajmi.net/
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA
Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...
Juventusi kërkon anulimin e suspendimit të Kalulus