Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj i ka thënë ministrit të Financave, Hekuran Muratit, që cka ka bërë Qeveria Hoti për 9 muaj, qeveria aktuale nuk mund ta arrijë edhe po t’i ketë tri jetë.
“Edhe tri jetë me i pasë ti, s’ke me mujtë me mbërri 9 muaj sa kemi arritë ne me e çu Kosovën në Shtëpinë e Bardhë. Edhe tri jetë me i pasë”, tha Selmanaj.
Ai i ka replikuar ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke i thënë se me marrëveshjen për të zhdukurit, Kosova ndër tjerash e ka hequr edhe mundësinë e kompensimit.
“Në marrëveshjen e Washingtonit, ti djalë i mirë, që ka ndodh në Shtëpinë e Bardhë, jo në villën e Tittos në Ohër, jemi marrë vesh për zotime. Këtu ke nënshkru marrëveshje me Serbinë ku e ke amnistu Serbinë, e ke barazu institucionalisht përgjegjësinë dhe ua ke heqë mundësinë që njerëzit të kërkojnë kompensim”, tha Selmanaj./Arbresh.info
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit