Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin Kurti për deklaratën rreth të pagjeturve që është nënshkruar të martën në Bruksel nga Kosova dhe Serbia.
Me këtë marrëveshje, sipas Selmanajt, Serbisë i largohet përgjegjësia për zhdukjen e dhunshme të personave gjatë luftës së fundit.
“Me dakordimin e deklaratës për të zhdukurit, Kosova i mundëson Serbisë që të heq përgjegjësinë penale juridiko-shtetërore për zhdukjet e dhunshme sipas Nenit 2 të Konventës së OKB-së”, ka thënë Selmanaj.
Selmanaj thotë se heqja e fjalisë “të zhdukur me dhunë” tregon se kryeministri Kurti nuk dëshiron që t’i adresojë krimet, por t’i tejkalojë ato.
“Po ua citoj nenin 2. Zhdukje me dhunë konsiderohet çdo arrestim ndalim nga agjentë të shtetit apo grupe personash nën autorizimin e shtetit. Heqja e fjalisë të zhdukur me dhunë rrezikon brutalisht që përmes devijimit të terminologjisë ta konfirmoj që se ka për qëllim adresimin por tejkalimin”, ka shtuar tutje Selmanaj./Arbresh.info
Prokuroria jep detaje për arrrestimin e Millosh Steviq për n...
Blerim Sallahu u bën thirrje qytetarëve që të votojnë
Një orë para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qyte...
Policia interviston një qytetar në Graçanicë nën dyshimet pë...
“Për Kosovën që e kemi amanet!”, voton familja J...
Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar