Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e ka quajtur akt të shëmtuar lartësimin e Oliver Ivanoviqit nga ana e kryeministrit Albin Kurti.
Selmanaj shtoi se edhe pas dy javësh nuk ka ende distancim e kërkimfalje nga ana e kreut të ekzekutivit dhe as nga presidentja e shtetit.
“Skandalet e kësaj qeverie janë të shpejta. Kanë kaluar disa javë ku kryeministri Kurti e amnistoj Oliver Ivanoviqin, nuk ka asnjë kërkim falje dhe asnjë reagim nga Presidentja Osmani. Si është e mundur një vrasës si Ivanoviqi te bëhet një person i mirë dhe i kujdesshëm për Kosovën multietnike. Ai është vetëm një kriminel që vrau qytetarë shqiptarë. Shqiptarët nuk e meritojnë ketë përbuzje. Ju bëjë thirrje deputetëve të shumicës që të distancohen. Nesër LDK do të iniciojë që të votohet një dokument ku distancohemi nga kjo politike e kryeministrit Kurti”, tha Selmanaj gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës./arbresh.info/
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...